Lajmet e fundit

Qeriqi: Nuk do të ndalemi së protestuari pa u plotësuar kërkesat tona

Foto-kryesore-xhevdet-qeriqiKëshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së po proteston para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesave dhe parregullsive tjera që po ndodhin në lidhje me veteranët e UÇ K-së.
Kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Qeriqi tha se kërkesat e tyre janë që Qeveria e Kosovës t’i kryej obligimet që u ka mbetur borxh veteranëve në pension, prej datës së aplikimit dhe Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të veteranit të marrë një vendim që t’u hap rrugë invalidëve, që të aplikojnë për të drejtën në pension.
Ai po ashtu kërkoi që Qeveria e Republikës së Kosovës të emëroj një komision mjekësor, i cili do ta përcaktojë shkallën e invalidit për ata invalid të cilët nuk e kanë të zgjidhur këtë problem, Komisioni që në kohë sa më të shkurtër të përfundojë shqyrtimin e ankesave dhe të publikojë ato dhe të ndërmarrë masa rreth lëshimeve që i ka bërë dhe të hiqen nga lista, ata persona t ë cilët nuk kanë marrë pjesë fare në luftë.
Qeriqi tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e tyre, ata nuk do të ndalen së protestuari, pasi janë 4-5 mijë veteranë që nuk i kanë marrë pensionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.