Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, është shprehur se shumë njerëz që fare nuk kanë qenë në luftë, janë futur në listat e veteranëve dhe sipas tij, prokuroria duhet të merret me këto raste.
“Ka njerëz që fare s’kanë qenë në luftë dhe janë në listat e veteranëve. Kam kërkuar që edhe prokuroria të merret me këto raste. Nuk kanë qenë në luftë dhe po barazohen me ne, dhe po e dëmtojnë buxhetin, këto janë dy arsye pse jam kundër”, tha Qeriqi.
Sipas tij, në të gjitha zonat ka pasur dallavere të mëdha dhe janë futur njerëz në lista pa qenë në luftë fare, kryesisht militantë të partive politike.
Qeriqi theksoi se as Qeveria e Kosovës, nuk e di numrin e saktë të veteranëve.
Xhevdet Qeriqi ka folur edhe për ftesën që i është bërë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
Intervistën e plotë mund ta ndiqini në videon e mëposhtme.