Lajmet e fundit

Qeveria e opozita nuk i bëjnë lexim të njëjtë Raportit për viza

pinokoQeveria e Kosovës ka mirëpritur të premten faktin që Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapin e publikimit të Raportit për përmbushjen e kërkesave të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, proces ky që kushtëzohet me përmbushjen e tetë detyrave.
Opozita, ndërkaq, ka kërkuar përgjegjësi nga Ekzekutivi, pas dështimit për të përmbyllur gjithë rekomandimet, Nëpërmjet një komunikate shtypi, Ekzekutivi e ka mirëpritur qartësimin se ky është Raporti i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. E ka parë si inkurajues faktin që Raporti nënvizon përkushtimin për të përmbushur Udhërrëfyesin.
Po kështu, ka shprehur zotimin për të ndërmarrë veprimet që kërkohen në Raport. shkruan sot Koha Ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.