Lajmet e fundit

Qeveria funksionon pa ligj të vetin (Video)

Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me ligj këtë vit. Pasi kështu është e paraparë me planin e saj legjislativ për vitin 2016. Një ligj i tillë ishte paraparë edhe vitin e kaluar në planin legjislativ të Qeverisë por që nuk ishte proceduar për në Kuvend.Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se një ligj për Qeverinë nevojitet më së shumti në kohën kur kemi një qeveri në largim.

Profesori universitar Flamur Hyseni, thotë se nëse do të kishte një ligj për qeverinë do të përcaktoheshin kompetencat e saj si organ i përbashkët.

Ndërsa juristi Blerim Burjani tha se një ligj i tillë nuk është miratuar deri më tani për shkak të kompromiseve politike që janë bërë ndërmjet subjekteve politike që kanë hyrë në koalicion.

https://www.youtube.com/watch?v=-W2rz4LfoU8

Leave a Reply

Your email address will not be published.