Që nga koha e Trupave Mbrojtëse të Kosovës këto automjete nuk u përdorën. E tek tani disa nga to u hodhën në shitje. Pavarësisht vjetërsisë interesimi për të blerë makina të tilla nuk po mungon në ankandin më të madh për shitjen e disa automjeteve qeveritare.
Në Ministrinë e Administratës Publike që po menaxhojnë shitjen e 177 automjeteve të 20 institucioneve qeveritare nuk po presin shumë para nga kjo punë,njofton Klan Kosova.
Kjo për faktin se gjendja teknike e tyre nuk është fort e lakmueshme.
Shitja e këtyre automjeteve po bëhet konform vendimit që ka marrë ekzekutivi në muajin shkurt për të reduktuar veturat por edhe shpenzime për mirëmbajtjen e tyre.