Një pjesë e Fondit të Privatizimit mund të investohet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Blerja e letrave me vlerë nënkupton se mjetet hyjnë në buxhet dhe shkojnë për financimin e projekteve të ndryshme të Qeverisë.
Aktualisht, investimi i fondit prej gjysmë miliardi euro në letrat me vlerë të Qeverisë është i pamundur për shkak të kufizimeve buxhetore.
Por, kjo pritet të ndërrojë shpejt. Ministria e Financave thotë se janë në proces të ndryshimit të Ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të mjeteve të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore.
Zyra për informim e Ministrisë së Financave ka konfirmuar inicimin e ndryshimit të Ligjit të AKP-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)