Lajmet e fundit

Qeveria injoron BE-në për depolitizimin e bordeve

qeveria-d-euml-non-d-euml-mtimin-e-varrezave-katolike-n-euml-romaj-euml_hdQeveria “Mustafa-Thaçi” nuk ka vesh të dëgjojë kërkesat e ndërkombëtarëve
Hoti: Ndërmarrjet Publike, “strehë” për njerëzit partiakë
“Fatkeqësisht, interesat e partive të ndryshme politike në Kuvendin e Kosovës dhe preferencat e tyre partiake kanë ndikuar që në shumë raste, njerëz joprofesionistë të emërohen nëpër borde të institucioneve publike dhe ato kanë ndikuar në performimin joadekuat të ndërmarrjeve të caktuara publike”, shprehet analisti Gashi
Ekzekutivi kosovar po vazhdon të injorojë kërkesat e Bashkimit Evropian, të Bankës Botërore e të FMN-së për depolitizimin e bordeve të Ndërmarrjeve Publike. Kërkesat e tyre hasin në veshin e shurdhët të Qeverisë “Mustafa-Thaçi”. Përfaqësues të shoqërisë civile, analistë të ekonomisë dhe deputetët opozitarë thonë se politizimi i bordeve nëpër Ndërmarrjet Publike, i cili po vazhdon edhe tutje, vërtet ishte shkatërrues për ekonominë e Kosovës. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë dhe zëdhënësit Arban Abrashi, pse politizohen bordet, gazeta nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa në Raportin e Progresit për vitin 2015, të publikuar në nëntorin e kaluar, thuhet se emërimet në bordet e entiteteve publike, influenca politike gjatë emërimeve është shqetësuese.kosova sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.