Grupi për Studime Politike dhe Juridike, Instituti GAP dhe Instituti për Politikë Zhvillimore (INDEP), nëpërmjet një komunikate të përbashkët kanë vlerësuar se Qeveria e Kosovës e ka politizuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duke shkelur ligjin dhe procedurat.
“Qeveria e Kosovës me zgjedhjen e anëtarëve të bordit të AKP-së në mënyrë të paligjshme, ka treguar që është në gjendje të shkelë çdo procedurë dhe ligj kur është në pyetje zbatimi i marrëveshjes së koalicionit”, thuhet në komunikatë.
Sipas tri organizatave joqeveritare, Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar edhe më shumë marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, kur ka aprovuar me procedurë të jashtëzakonshme Ligjin për Plotësim Ndryshim, Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe bordin politik të propozuar nga Qeveria. Sipas OJQ-ve, Qeveria ka dëshmuar se parimi i ndarjes së pushteteve është lënduar rëndë.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të tri organizatave dërguar medieve:
Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar edhe më shumë marrëveshjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së. Institucioni mà « i lartë i shtetit, me rastin e aprovimit me procedurë të jashtëzakonshme të Ligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit per Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe bordit politik të propozuar nga Qeveria ka dëshmuar që parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve është lënduar seriozisht.
Qeveria e Kosovës, pasi ka lënë për dy vite jofunksionale Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka shkelur të gjitha procedurat për të emëruar anëtar politik, në kundërshtim me parimin e pavarësisë së agjencive që ligjërisht quhen të pavarura. Më 30 tetor Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për emërimin e 8 anëtarëve vendor në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky vendim ishte në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Përfundimin e Mbikëqyrjes Ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Ky Ligj parashihte që: Kuvendi pas propozimit nga qeveri a zgjedh tre (3)anëtarë ndërkombëtarë drejtorë të bordit.Pra, nuk ka ekzistuar asnjë gabim teknik në miratimin e këtij ligji dhe ai ka qenë plotësisht në fuqi.
Qeveria e Kosovës, në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore, me vendim të saj të datës 30 tetor, 2015, e dërgon në Kuvend propozimin prej 8 anëtarësh për bordin e AKP-së. Më 1 dhjetor 2015, Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri si komision funksional që e mbikëqyrë punën e AKP-së, shqyrtoi këtë vendim të Qeverisë dhe votoi që ti rekomandojë seancës miratimin e këtyre propozimeve. Këtu ndodhë shkelja e dytë pasi Kuvendi duhej të refuzonte futjen në procedurëtë një vendimi që ishte i paligjshëm. Ky akt përbën vënie në lajthitje të Kuvendit të Kosovës.
Tre ditë pasi Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri kishte votuar për rekomandimin e tetë emrave për bordin e AKP-së, Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke propozuar bazën e munguar ligjore me ndryshimin e nenit 12 të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në, të ndryshuar dhe Plotësuar me nenin 4 të Ligjit Nr. 04/L-115për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Përfundimin e Mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.
Në seancën plenare të datës 14 dhjetor, Kuvendi miratoi me dy lexime brenda ditës Ligjin për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për AKP-në. Edhe pse vetëm atëherë u miratua baza ligjore për zgjedhjen e tetë anëtarëve vendor në bordin e AKP-së, Qeveria e Kosovës “amendamentoi” vendimin e saj të paligjshëm të datës 30 tetor, duke shtuar që ky vendim do të hyjë në fuqi pasi të hynte në fuqi Ligji i miratuar në procedurë të shpejtë në Kuvend. Kjo përbën shkeljen tjetër të Qeverisë pas i sipas Rregullores së Punës së Qeverisë, ajo duhet të anulojë secilin vendim qëështë në kundërshtim me Ligjin.
Kur Qeveria ose Kryeministri konsiderojnë se një rregullore ose akt nënligjor i nxjerrë nga një ministër nuk është në pajtim, ose nuk është i autorizuar me legjislacionin në fuqi, Qeveria ose Kryeministri i kërkojnë ministrit që të ndryshojë ose anulojë aktin nënligjor brenda 10 ditëve të punës dhe të njëjtin akt ta pezullojë së zbatuari.[1]
Duke qenëvet përgjegjëse për lënien jofunksionale të AKP-së përmes refuzimit për të propozuar emrat për anëtar të bordit, Qeveria vuri Kuvendin në pozitën për të aprovuar një ligj me shpejtësi për të krijuar bazën ligjore për emërimin e anëtarëve politik, në bazë të një vendim i që tashmë ishte marrë në kundërshtim me ligjin. Rasti i emërimit të anëtarëve politik të bordit të AKP-sëështë rasti më flagrant i pasojës së marrëveshjes sëkoalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së. Kjo marrëveshje de facto paralizon Kuvendin dhe e defaktorizon atë, duke imponuar raportin 50-50 të ndarjes së pozitave qoftë edhe në ato agjenci të cilat i zgjedhë Kuvendi, i raportojnë Kuvendit dhe për dështimin e së cilave merr përgjegjësi në radhë të parë Kuvendi.
Përveç që vendimi ishte në kundërshtim me Ligjin dhe procedurat e Kuvendit, të zgjedhurit në këtë bord janë figura politike që dëmtojnë pavarësinë e agjencisë. AKP është agjenci e pavarur, dhe si e tillë duhet të jetë larg ndikimeve politike. Znj. HasimeMazreku-Krasniqi ka qenëdeputete e Kuvendit të Kosovës dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit nacionale. Ajo përkrah saj në zgjedhje kishte edhe kolegun e saj z. Bajram Zejnullah u i cili gjithashtu është rehatuar në bordin e AKP-së.
Në listëështë edhe z. SkenderKomoni të cilit në cilësinë e zëvendëskryesuesit, i ishte refuzuar raporti vjetor dy herë nga Kuvendi i Kosovës. Në vend se Kuvendi i Kosovës, duke u thirrur në nevojën për dhënie të përgjegjësisë nga ata që kanë dështuar në të kaluarën, ai ka votuar po të njëjtin njeri në bordin e ri. Më tutje në këtë bord ne shohim drejtor komunal siçështë z. HamdiJaha i cili ishte drejtor në Inspeksionin e komunës së Gjilanit. Gjithashtu, edhe z. Ismail Januzi ishte drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjilanit.
Qeveria e Kosovës me zgjedhjen e anëtarëve të bordit të AKP-së në mënyrë të paligjshme, ka treguar që është në gjendje të shkelë çdo procedurë dhe ligj kur është në pyetje zbatimi i marrëveshjes së koalicionit. Ndarja 50-50 përveç ndërmarrjeve publike tashmë është shtrirë edh e në agjencitë e pavarura. Institucioni i Kuvendit të Kosovës nuk po respektohet dhe po diktohet nga kjo agjendë që dëmton në themel funksionimin demokratik dhe të balancuar të institucioneve. Instituti INDEP, Instituti GAP dhe GLPS shprehin shqetësimin e thellë me këtë praktikë të Qeverisë së Kosovës e cila po shkelë ligjin, po dëmton pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe po shpërfillë Kuvendin e Republikës së Kosovës.