Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se një bilansi i qeverisë Mustafa në një vjetorin e saj është jo i mirë, veçanërisht në aspektin ekonomik, njofton Klan Kosova.
“Kjo periudhë 356 ditore lehtas mund të krahasohej me një periudhë tre mujore sepse nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh edhe kjo qeveri si të tjerat më shumë janë përkushtuar vetëm në tema politike e jo në ekonomi”.
“Rezultatet nuk kanë qenë shumë të mëdha”.
Zeka argumentin e tij e ka bazuar në zvogëlimin e investimeve kapitale në secilin sektor.
“Kemi pasur tkurrje të disa linjave buxhetore, sektorit privat i janë zvogëluar mundësitë të zhvillohen më të tej”.
“Gjasat që pa sektorin privat të kemi rritje dinamike janë të vogla”.