Lajmet e fundit

Qeveria lë në mëshirë të zotit RTK-në

Në Projekt – buxhetin e Kosovës për vitin 2016, Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për Radio Televizionin e Kosovës.

Qeveria nuk ka paraparë buxhet as për Sigurimet Shëndetësore.

Ky projekt i është paraqitur sot anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të cilët e kanë kundërshtuar.

Sipas anëtares së Komisionit Safete Hadërgjonaj, këto projekte nuk janë në përputhje me premtimet që janë dhënë nga Qeveria

Ajo tha se në brendi të buxhetit nuk parashihet projekt që do të kenë ndikim si: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë. Hadërgjonaj ka kërkuar po ashtu shpjegime edhe për mungesën e ndarjes së mjeteve për reforma në administratën publike ku vlera prej 15 milion euro i duket të jetë vlerë e lartë për reforma që asnjëherë nuk është zbatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.