Qeveria e Kosoves pritet të mbaj takim në 15:30, ku do të diskutoj lidhur me gjobën rreth 50 milion euro të cilën duhet t`i paguaj fondit investiv AXOS.
Gazeta Fjala merr vesh se në këtë takim do të diskutohet për propozim-vendimit për autorizimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të paguaj shpenzimet administrative në kontekstin e ngritur nga kompania ACP AXOS.
Qeveria është e interesuar të angazhoj kompaninë ligjore “Patton Boggs” për ndërmarrjen e veprimeve procedural-përgatitore me karakter urgjent pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive (ICSID), raporton gazeta Fjala.
Ndryshe, para disa muajsh Gazeta Blic kishte raportuar se kompania AXOS e ka paditur Qeverinë e Kosovës, për shkak të prishjes së marrëveshjes për privatizimin e PTK-së.
LEXO MË SHUMË: