Lajmet e fundit

Qeveria miraton një sërë nismash për sektorin e sigurisë

qeveriaQeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar 18 propozim vendime që kanë të bëjnë me shpalljen e zonave të caktuara brenda parqeve kombëtare të bjeshkëve të nemuna dhe parkut kombëtar Sharri.
Qeveria po ashtu ka aprovuar nismën për lidhjen e projekt – marrëveshjes për bashkëpunim policor në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë. Zëvendës ministri i drejtësisë Valdet Hoxha tha se kjo marrëveshje ka qëllim fuqizimin policor me synim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.
Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes per bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mbretërisë së Danimarkës.
Po ashtu ka miratuar dhe nismat për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim policor në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe mbretërisë së Belgjikës, Lituanisë dhe Estonisë.
Valdet Hoxha tha se këto projekt – marrëveshje kanë qëllim luftimin e krimit në bashkëpunim me shtetet në fjalë me qëllim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.
Qeveria po ashtu miratoi dhe propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare prej 9 mijë e 700 euro per Shpresa Zyberaj, e sëmurë me kancer.
Po ashtu Qeveria në mbledhjen e mbajtur ka miratuar dhe vendimin për kërkesën e marrë nga shoqata e të burgosurve politik per subvencionimin e projektit në shumën prej 9 mijë e 900 euro, për konferencën shkencore kushtuar figurës së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaqi, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.