Lajmet e fundit

Qeveria ‘mobilizohet’ për liberalizim vizash (Video)

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën e javës së ardhshme për të diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave.

Takimi i kabinetit të ministrave, i cilësuar si i brendshëm, është paralajmëruar nga vet kryeministri Isa Mustafa.

“Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka deklaruar Mustafa.

Kryeministri më tej ka shtuar se duhet ta dinamizohet puna e Qeverisë së Kosovës, sidomos për këtë muaj.

Më 18 dhjetor të vitit 2015, Komisioni Evropian ka publikuar raportin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke kërkuar plotësimin edhe të tetë kritereve shtesë për liberalizim. I pari i Qeverisë, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim. /Gazeta Tribuna/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.