Lajmet e fundit

Qeveria në mbledhjen e saj shqyrton dhe miraton disa projektligje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka shqyrtuar sot projektligjin për kundërvajtje, atë për rregullat e komunikacionit rrugor si dhe në mesin e disa te tjerëve ka miratuar edhe projektligjin për tregtinë me produkte të Naftës dhe karburanteve të ripërtërishme në Kosovë.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe themelimin e Këshillit Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuar të cilën e prezantojë zëvendësministri Kujtim Shala.

Ky i fundit tregoj se në përbërje të këtij këshilli do të jenë të përfshire zëvendësministra dhe persona që përfaqësojnë shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe se roli i këtij këshilli do të jetë këshillëdhënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.