Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj mbajtur të mërkurën, ka votuar kriteret për lëshimin e certifikatave të shtetasve të Kosovës të cilët kanë marrë diploma universitare nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.
Pra të gjithë atyre që kanë marrë diploma nga ai universitet, nëse i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë vendim, do t’iu pranohen diplomat.
Me këtë rast zv.kryeministri Branimir Stojanoviq ka thënë se, megjithë vonesën, vendimi është për t’u përshëndetur.