Lajmet e fundit

Qeveria nxjerr në shitje 177 automjete- çmimi nga 100 euro (Dokumnet)

Qeveria e Kosovës së bashku me agjencionet e saja pritet t’i ketë 177 automjete më pak.

Ministria e Administratës Publike (MAP), ka nxjerrë në shitje 177 automjete përmes ankandit publik, raporton ORAinfo.

Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve është caktuar të jetë afër 1 milion e 900 mijë euro. Por, ky çmim mund të rritet varësisht nga ofertuesit e automjeteve.

Afër 90 për qind e automjeteve të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit.

Automjeti më i shitur në Kosovë, Golf 2, përmes këtij ankandi publik shitet për vetëm 200 euro, përderisa çmimi i një veture të tillë në tregun real shkon deri në mbi 1 000 euro.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë automjetet qe janë jashtë përdorimit në parkingun e Rilindjes më 02.11.2015 prej orës 10:00 .

Ndërkaq, ofertat duhet të dorëzohen në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 06.11.2015 deri ne orën 14.00.

Shitja e këtyre automjeteve vjen komfor vendimit që kishte marrë Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të këtij viti për të reduktuar veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme. Po ashtu, është vlerësuar se po bëhen shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen e tyre se sa që ato të blihen të reja.

ORAinfo sjell listën e plottë të automjeteve të cilat janë nxjerr në shitje /ORAinfo/

12177712_10207988608177534_2102653312_n 12179495_10207988608497542_429623968_n12166192_10207988608577544_1291822936_n 12179130_10207988608537543_1599004534_n 12179282_10207988609017555_1770374411_n 12179477_10207988608617545_228551486_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.