Lajmet e fundit

Qeveria PDK-LDK e thelloi varfërinë

fukarajaKostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme,pasojat e pakos fiskale të vitit të kaluar Qytetarët po ballafaqohen me ditë të vështira, për shkak të rritjes së taksave, që shkojnë në buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër, populli bëhet edhe më i varfër
Propaganda e madhe, që e pati bërë Qeveria “Mustafa-Thaçi” me rastin e lansimit të pakos së re fiskale, që ka hyrë në fuqi në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve të ekonomisë dhe deputetëve nga pozita dhe opozita, por edhe qytetarët konsumatorë, po shihet se ishte një mashtrim i radhës. Ndryshimet fiskale nuk kanë dhënë efektet e pritura, në veçanti për shtresën e varfër. Deputetë, analistë dhe qytetarët ankohen se që nga hyrja në fuqi pakos së re fiskale, kur u rrit TVSH nga 16 në 18 për qind, janë rritur çmimet. Kjo ka bërë që në Kosovë të shtrenjtohet kostoja e jetesës. Deputeti nga koalicioni i tashëm qeverisës Besim Beqaj (PDK), tha se me rritjen prej 18 për qind të TVSH-së “kemi kontribuar më shumë në buxhet, pra kemi mbledhur më shumë para prej qytetarëve, mirëpo qytetarëve u kemi kthyer më pak” .
Tri arsye për rritje të çmimeve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës, i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Besnik Bislimi tha se çmimet nuk po rriten si rezultat i lëkundjeve në tregjet botërore, nga të cilat Kosova logjikisht se ndikohet shumë si rezultat i disbalancit tregtar. “Kjo meqë në tregjet ndërkombëtare, para së gjithash në vendet që janë partnerë tanë me rëndësi kemi ose stabilitet të çmimeve ose rënie të tyre”, theksoi ai. “Sipas mendimit tim, janë kryesisht tri burime ku duhet kërkuar arsyet për rritje të çmimeve: politikat diskrecionare në përcaktimin e bazës doganore, nga presioni për të grumbulluar më shumë të hyra, rritja e TVSH-së dhe akcizave, dhe normalisht spekulimet nga ana e tregtarëve në një ambient ku mbrojtja e konsumatorit nuk gëzon asnjë prioritet në politikat publike”, kosovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published.