Lajmet e fundit

Qeveria reagon për shkarkimin e Zejnullahut

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media kanë reaguar për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu”, thuhet në këtë komunikatë për media.

“Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi”.

Qeveria e Republikës së Kosovës kanë thënë se Universitetit të Prishtinës nuk i duhen veprime që e dëmtojnë Universitetin e Prishtinës pikërisht në periudhën kur Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.