Protestat kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Lepenc nuk po ndalen.
Frika se mund të mbesin pa ujë, bëri që banorët e fshatit Bit i Ulët, të komunitetit serb e shqiptarë të dalin sërish në rrugë.
Para objektit të komunës së Shtërpcës ata i kërkuan kryetarit që të ndaloj këtë projekt, njofton Klan Kosova.
Madje, Bratislav Nikoliqin e lutën edhe që të takohet me ta.
Kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali nga Matkos Group është edhe ndërmarrja “Ibër-Lepenci”.
Pjesa e dytë e këtij projekti që do të financohet nga banka botërore ka vlerën e rreth 300 milionë eurove dhe është zgjidhja më e mirë për furnizim me ujë për qendrën e Kosovës.
Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Banka Botërore dhe nga Qeveria për të kuptuar se pse lejuan që për të njëjtën rrjedhë të lumit të realizohen dy projekte të cilat bien ndesh me njëra tjetrën, por përgjigja nuk u dha nga asnjëri institucion.