Qeveria e Sirisë është e përgatitur të marrë pjesë në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB-ja, të cilat kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje politike në lidhje me konfliktin katërvjeçar në Siri.
Ministri i Jashtëm, Ëalid Muallem ka deklaruar se qeveria siriane është e ‘gatshme të merr pjesë në bisedimet për paqe,” shkruan BBC.
OKB-ja shpreson që fillimi i bisedimeve të fillojë në fund të janarit 2016, në Gjenevë.
Më shumë se 250 mijë njerëz janë vrarë nga kryengritjet kundër presidenit sirian Bashar al-Assad, e cila kryengritje filloi në mars të vitit 2011, ndërsa më shumë se 11 milionë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
“Siria është e gatshme të marrë pjesë në dialogun për paqe, pa asnjë ndërhyrje të huaj,” është shprehur Muallem, para gazetarëve në Pekin.
“Ne shpresojmë se ky dialog do të jetë i sukseshëm për dhe do të na ndihmojë të të paturit e një qeverie të unitetit kombëtar,” shtoi ai. /G. Blic/