Lajmet e fundit

“Qeveria sivjet kurseu 60 milionë euro nga pagat dhe mëditjet”

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një intervistë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës sivjet ka kursyer 60 milionë euro nga pagat, mëditjet dhe udhëtimet derisa ka shtuar se pasur rritje ekonomike deri në 3.8 për qind.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2015 është përmirësuar dukshëm ambienti ekonomik dhe në Kosovë ka pasur më shumë investime të jashtme.

“Kemi pasur borxh 163 milionë euro të trashëguara nga viti 2014. Sot mund të them se kemi afër 60 milionë kursime në paga, mëditje dhe udhëtime. Janë kryer të gjitha obligimet që ka pasur Qeveria, pagat janë dhënë 2-3 ditë para mbarimit të muajit. Po përfundon viti pa asnjë stres, pa asnjë obligim”, ka thënë ministri Hoti.

“Ambienti është përmirësuar dukshëm dhe tregon një perceptim të rritjes ekonomike në vend. 350-400 milionë investime të jashtme sivjet, por do të shohim në fund të vitit. Në presim që vitin e ardhshëm norma ekonomike të jetë më e lartë sesa sivjet”, ka thënë Hoti.

“Sivjet ka pasur më shumë investime të huaja në patundshmëri dhe në shërbime. Mund të dalim edhe me shifra dhe me emra konkret se cilat kompani kanë investuar sivjet”, ka shtuar ministri Hoti.

“Nuk i kemi shifrat e muajve të fundit, por deri në fund të nëntëmujorit vlerësohet se 350 milionë euro janë investimet e jashtme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.