Lajmet e fundit

Qeveria vazhdon emërimet politike: Ja emrat e propozuar për anëtar të bordit të ARKEP

Në mesin e 28 pikave të rendit të ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të hënën (14 dhjetor), është edhe shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve në Bordin e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP.

Por, të metat e propozimeve për këtë bord janë vazhdimet e emërimeve politike sikur në bordet tjera të agjencive të pavarura.

Indeksonline mëson se Qeveria e Kosovës do të propozojë këta emra:

Nijazi Ademaj – emërim politik – Kryetar i degës së LDK-së në Zhur – profili Inxhinier i makinerisë (në shpërputhje dhe kundërshtim me Ligjin për Komunikime Elektronike). Edhe dy vjet del ne pension (pra nuk mund ta kryej mandatin e rregullt).

Bahri Anadolli – konflikt i interesit pasi që është i angazhuar dhe i punësuar në operatorin ekonomik, RTV Dukagjini si dhe nuk e përmbush kriterin e përvojës menaxheriale pasi që angazhimi i tij është si Teknik pranë kësaj kompanie private.

Hajriz Hajdari – emërim politik pasi që i njëjti është nënkryetar i Degës së PDK-së në Suharekë.

Shqiprim Pula – nuk përmbush kriterin e përvojës së punës (se paku 7 vjet përvojë pune menaxheriale) dhe me shkelje dhe shkaktim te incidentit diplomatik në Belgjikë.

Pra, këta janë emrat që Qeveria e Kosovës i ka propozuar për anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ per Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.