Lajmet e fundit

Qeveria vendos për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është duke e mbajtur ka marr vendim për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve.

Baza e këtij pensioni do të jetë 158 euro, njofton Klan Kosova.

Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë  se kërkon zgjidhje për ata që kanë dhënë kontribut në kohën e okupimit serb.

“A do të kenë mundësi njerëzit e atëhershëm të paguhen”, ka pyet Tahiri.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se kategoritë e viteve 90-ta nuk hyjnë në listë.

“Kjo është punë është e veçantë dhe do të shqyrtohet më vonë gjatë vitit”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.