Drejtues institucionalë janë zotuar se deri më 15 janar do të përgatitet raporti final lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Në takimin e ftuar nga kryeministri Isa Mustafa është konstatuar se e pazgjidhur mbetet çështja e objektit të Avokatit të Popullit,
Por zgjidhje nuk i është dhënë as emërimit të dy anëtarëve të OSHP-së, e as ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Të dy këto çështje duhet të miratohen nga Kuvendi, i cili nuk pritet të mblidhet para datës 18 janar.
Zyrtarë të Qeverisë shpresojnë në mirëkuptim nga Komisioni Evropian, sepse, siç kanë thënë ata, zbatimi i disa rekomandimeve implikon aspektin procedural që nuk mund të anashkalohet.
Kurdo që thirret seanca, opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë atë. Njohës të rrethanave kanë thënë se pa tejkalim të krizës politike, edhe përmbushja e kritereve për liberalizim të vizave do të jetë tejet e vështirë. shkruan sot Koha Ditore.