Lajmet e fundit

Qeverisja e bunkerizuar po e zhbën shtetin

auto_qeveriaaaaaaaaaaa1437891241Mungon llogaridhënia nga politiakët e papërgjegjshëm
Haziri: Të mbeturit në pushtet, është synimi i vetëm i këtij koalicioni
Sipas profesorit Muhamet Kelemendi, Kosovës domosdo i duhet një shërim urgjent, përmes një Qeverie tjetër, që në prioritet ka interesin nacional dhe jo vazhdimësinë e kriminalizuar të qeverisjes Mustafa e Thaçi, e cila është një qeverisje e interesave klienteliste dhe shkatërrimtare e shtetit
Kësaj qeverisjeje të keqe të koalicionit qeverisës PDK e LDK i mungon ndjenja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë para qytetarit, i cili ua ka mundësuar këtyre pushtetarëve të ulen në karriget e buta. Politika e papërgjegjshme që ka kapur shtetin është barrikaduar aq shumë në ruajte të interesave të veta, saqë është gati ta rrezikojë edhe vetë shtetin, dëmtimin e tij deri në zhbërje. Egoja për ruajtjen e interesave të ngushta grupore e klanore të pushtetit që tani e ka humbur de fakto edhe legjitimitetin juridik të qeverisjes së vendit, atë politik dhe moral, po e bënë këtë klasë politike të pa përgjegjshme që me çdo çmim të barrikadohet në mbrojtje të pushtetit të pa merituar, duke kundërshtuar çdo kërkesë, e cila shkon në adresë të dorëheqjes së qeverisë, e cila me sjelljet e veta prej një shteti policor ka thelluar krizën politike, po rrezikon edhe të polarizojë shoqërinë për shkak të gjuhës së ashpër dhe provokimeve që ajo bën ndaj opozitës e qytetarëve te vendit.
Mulaj: Kosova ka një pushtet privat, që udhëhiqet nga krimi e korrupsioni
Ekzekutivi i vendit karshi konstatimeve të Gjykatës Kushtetuese se në raport me bisedimet me Serbinë ka bërë shkelje të kushtetutës është barrikaduar keq dhe nuk e pranon përgjegjësinë me aktin e dorëheqjes normale, prandaj analistët politik po e shohin si një bunkerizim kriminal që bënë kjo Qeveri e interesave personale, klienteliste e klanore dhe nuk njeh institucionin e dorëheqjes dhe të përgjegjësisë e llogaridhënies.kosova sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.