Lajmet e fundit
Qytetarët do të paguajnë 18 % tatim për barna (Foto)

Qytetarët do të paguajnë 18 % tatim për barna (Foto)

Për neglizhencë të Qeverisë së Kosovës, qytetarët për një kohë të pacaktuar barnat do t’i paguajnë me 18% tatim.

Kjo çështje do të rregullohej nëse qeveria nuk do të ndërmerrte një hap para, pa korrigjuar gabimin e bërë 11 vjet më parë.

Që nga viti 2004, produktet farmaceutike i janë nënshtruar tatimit doganor prej 10%. Por, me hyrjen në fuqi të pakos së re fiskale atyre u shtohet edhe 8% i TVSH-së, transmeton Koha.net.

Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të AKPM-së, Arjanit Jakupi, e ka quajtur këtë situatë të pazakontë, derisa ka thënë se 10 % i doganës është paguar për shkak të një keqinterpretimi të terminologjisë. Jakupi pranon se kjo do të jetë barrë për pacientët, pasi do të paguajnë taksë të dyfishtë, derisa ka bërë me dije se nga këto taksa janë të liruara citostatikët, barnat për hemodializë dhe produkte të tjera specifike.

I pyetur pse nuk ka pasur iniciativë për të ndryshuar gjendjen prej 11 vjetësh, ai ka thënë të ketë pasur iniciativa, por që nuk kanë arritur të përfundojnë.
Ministria e Shëndetësisë,i është referuar deklaratës së kryeministrit, i cili ka paralajmëruar ndryshimet e reja në politikat fiskale, me theks të veçantë në heqjen e tatimit për barna.

Sërish ministria insiston se këto ndryshime do të mundësojnë çmime më të volitshme për blerjen e barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.