Një qytetar i Kosovës, i cili është i njohur për redaksinë tonë, ka marrë një iniciativë, duke bërë thirrje për përkrahje në kandidim për President të vendit, Murat Jasharin, djalin e heroit Rifat Jashari nga Prekazi i Skenderajt.
Kjo thirrje ka ardhur pikërisht në kohën kur nga mediat dhe shoqëria civile po thuhet se zv.Kryeministri Hashim Thaçi e ka vështirë të bëhet President.
Po ashtu kjo thirrje është përkrahur nga më shumë se 150 persona të cilët për pak minuta edhe e kanë shpërndarë në shenjë mbështetje të kandidimit për President të Murat Jasharit.