Kandidimi i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi për tu bërë president i Republikës nuk po pëlqehet nga qytetarët e vendit.
“Zëri.info” ka zhvilluar intervista me disa qytetarë të cilët kanë thënë se, Thaçi nuk e meriton që të jetë në krye të Presidencës.
Sipas tyre, kryediplomati kosovar është njeriu i fundit që ia vlen të jetë në këtë post.
https://www.youtube.com/watch?v=WQZQFyFo6L0
Ndërkohë, presidentja në largim, Atifete Jahjaga në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se mandati i saj përfundon edhe katër muaj. Ajo ka konfirmuar se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë.
“Mandati im përfundon më, 6 prill 2016’. Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info.