Lajmet e fundit

Qytetarët të Shqetësuar nga Qentë Endacakë

Një qytetar i Prishtinës raportoi në KALLXO.com për problemet e banorëve të lagjes me qentë endacakë. Përgjigjet komuna.

Qentë endacakë mbesin ende shqetësim për qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Esat Kelmendi, banor i lagjes Mati 1, ka dërguar disa fotografinë KALLXO.com në të cilat shihen qentë e rrugës duke lëvizur nëpër lagje.

Ai tha se banorët e kësaj lagjeje e sidomos fëmijët ndihen mjaft të kërcënuar për shkak të numrit të madh të qenve endacakë.

“Është një numër i madh i qenve të cilët mendoj që janë të pa kontrolluar dhe sillen nëpër lagje, prandaj do të ishte mirë që komuna të ndërmerr masa për largimin e tyre”, tha Kelmendi.

Edhe Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës se Prishtinës, tha për KALLXO.com se problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për Komunën e Prishtinës.

Por për ta adresuar si duhet këtë çështje, komuna e Prishtinës po kërkon përpjekje shtetërore.

 

qente-endacake2-e1452986724623
“Duke ditur faktin se këto kafshë migrojnë, kufiri administrativ komunal është pengesë për zgjidhjen e këtij problemi dhe ne si Komunë e Prishtinës kemi bërë thirrje për nevojën e zgjidhjes së problemit të qeneve endacakë në tërë territorin e Kosovës”, tha Mullafazliu.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se në Komunën e Prishtinës janë rreth 1500 qenë endacakë dhe se deri tani janë trajtuar 90% prej tyre.

Për këtë vit, komuna e Prishtinës ka ndarë 21 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.