Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Durrësit, ku ka dëgjuar problematikat e tregtarëve.Spikati njëri rast, ku një tregtar shumë i revoltuar ndaj Edi Ramës shpërtheu në akuza dhe thirrje ekstreme ndaj kryeministrit.
“Nëse ka burra këtu që kanë zemër shqiptari, duhet djegur, se edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi atje dhe i tha Merkelit, ktheji shqiptarët se i kanë 10 mijë vende pune të sigurta. Ky i ka vendet e punës qeni? Ku i ka? Çfarë të hamë ne, të hamë njëri-tjetrin? .”
Në profilin e tij, ndoshta për arsye etike, Lulzim Basha e ka censuruar fjalën e tregtarit dhe në profilin e tij në Facebook e ka pasqyryar si më poshtë: “Tregtar: Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe duhen zhdukur keta nga politika. Ku i ka vendet e punës të sigurta? Ku i ka? Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?!”.