Sipas një ankete nga më shumë se 200 mijë lexues të revistës amerikane Travel and Leisure, qyteti më jomikpritës në botë është kryeqyteti rus, Moska.
Pas saj vjen qyteti amerikan Atlantic City.
Në vendin e tretë të kësaj liste të publikuar nga Economist, është qyteti rus Sankt Peterburg.
Është interesante se në mesin e 30 qyteteve më jomikpritës është një qytet tjetër me emrin St. Petersburg, në ShBA.
Në zgjedhjet në mesin e 266 qyteteve të botës, më së shumti qytete jomikpritës ka në ShBA, 6 sish.
Qyteti i katërt më jomikpritës në botë është qyteti port në Francë Marseille.
Nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë janë sërish qytetet amerikane Los Angeles, New _York, Philadelphia, Baltimore dhe Las Vegas.
Vendin e dhjetë e ka zënë qyteti francez i bregdetit Azure Cannes.
Në vendin e 11 është Pekini e pas tij janë Miami dhe Washingtoni.
Në vendin e 14 është Frankfurti, pastaj qytetet amerikane Boston dhe Providens.
Në listë gjende edhe dy qytete italiane: Napoli në të 17 –tin e Milano në vendin 18-të.
Në këtë listë gjenden edhe dy qytete franceze Nice (22) e Lyon në vendin 26.
Në vendin e 27 është Shangai, Monte Carlo në të 28-tin.
Marakeshi është në venin 29 ndërsa Buenos Aires në vendin e 30.
Moska është plasuar në vendin e parë për shkak të tollovisë në trafik, ushqimit të keq dhe raportit të ftohtë të mikpritësit ndaj mysafirit.