Lajmet e fundit

Raif Qela i PDK-së godet edhe njëherë Qeverinë!

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Raif Qela edhe një herë e ka goditur qeverinë PDK- LDK. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se do të vazhdoj që t’i bojkotoj seancat që mbahen në salla të improvizuara. Sipas tij, shkaktar i kësaj gjendje është mungesa e seriozitetit të Qeverisë karshi bisedimeve.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk e amniston aspak qëndrimin shkatërrimtar të opozitës.

Shënimi i tij i plotë:

Sot, më 17 dhjetor 2015, pas fjalimit vjetor të Presidentes së Republikës së Kosovës para Kuvendit të Kosovës, ne deputetët u ftuam që ta vazhdojmë Seancën e ndërprerë të Kuvendit të dt. 14.12.2015.

Meqenëse edhe një herë deputetë të opozitës e kishin “zënë” sallën e seancave të Kuvendit, nga ne deputetët u kërkua që të shkojmë në sallën alternative për ta vazhduar mbledhjen.

Unë kam kërkuar edhe në mbledhjet e GP të PDK-së që të mos mbahen mbledhje në salla të tilla alternative, sepse përveçqë aty nuk ka seriozitet të punës, tërheqja përpara tendencave anarkiste është tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Nuk vazhdohet më me improvizime!! Në përputhje me qëndrimin e LB-së, unë do t’i bojkotoj në vazhdimësi seancat e Kuvendit që do të mbahen në sallat alternative!

Mungesa e seriozitetit të Qeverisë karshi bisedimeve është shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje.

Por kjo nuk e amniston aspak qëndrimin shkatërrimtar të opozitës.

Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera kryesore të vendit duhet të krijojnë mekanizma për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Dhe zgjidhja e vetme e drejtë është të thirren në një tryezë të përbashkët të gjitha subjektet politike shqiptare të Kosovës, bashkë me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës Lindore, nga e cila tryezë do të dilte një platformë e përbashkët për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, si dhe do të saktësohej qëndrimi zyrtar për demarkacionin me Malin e Zi.

Raif Qela

Leave a Reply

Your email address will not be published.