Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos.
Agjenti i tij, Mino Raiola, ka folur mbi të ardhmen e klientit të tij duke thënë se, francezi mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në “Juventus Stadium”.
“Kemi thënë se disa skuadra vazhdojnë ta kërkojnë. Nuk është e thënë që Pogba të largohet në fund të këtij sezoni. Mund të qëndroj edhe një vit tjetër te Juventus. Nuk kemi asnjë paraakord me askënd”, ka thënë agjenti i tij Mino Raiola, raporton Portali Albeu.
E ardhmja dhe vlera
“Kur të vijë projekti i duhur në momentin e duhur atëherë ndoshta Pogba mund të gjejë më parë akordin me Juventusin. Vlera? Duhet të pyesni Juventusin. Kanë thënë gjithmonë që nuk flitet poshtë 100 milionë eurove”.
Prapaskena
“Tre skuadra kanë dhënë rreth 85 milionë euro plus bonuse. Por Pogba donte të qëndronte Juventus dhe klubi bardhezi donta ta mbante”.