Lajmet e fundit

Rama: Do e përfundojmë interkonjeksionin me Kosovën

Qeveria shqiptare ka bërë sot bilancin 1-vjeçar të aksionit kundër informalitetit në energji. Kryeministri Edi Rama tha se,shifrat flasin për një progres të dukshëm dhe se sektori nuk është më në krizë.

Duke iu referuar shifrave të OSHEE-së, Rama tha se janë arkëtuar në 9 muajt e fundit mbi 500 milionë dollarë fatura të energjisë elektrike, rreth 200 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ai shtoi se investimet dhe projektet në energjetikë do të jenë të shumta, duke u ndalur edhe në përfundimin e linjës së interkonjeksionit me Kosoven, projekt që u zvarrit për arsyekorruptive nga qeveria e kaluar.

Shifrat thonë se vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti ne kemi mbledhur 503 milionë dollarë. Po ashtu ky vit thotë se po arrijmë të kapërcejmë gjysmën e dytë të punimeve për interkonjeksionin me Kosovën, një projekt strategjik i bllokuar përarsye të rëndomta korruptive nga ata që me flamurin kombëtar mbështillnin paratë e ikura në mënyrë të paditur që nga Rruga e Kombit deri te linja e interkonjeksionit”, është shprehur kreu i qeverisë shqiptare. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.