Lajmet e fundit

Rama: Kur detyrohesh të ftosh armiqtë në shtëpi

Alastair Campbell, ish-këshilltar i ish-Kryeministrit britanik Tony Blair në librin e tij të titulluar “Fitimtarët” ka përfshirë edhe Kryeministrin Rama mes shumë liderëve të tjerë të politikës.
Ai ka ndërtuar profilin e Ramës, duke u nisur nga një rrëfim i Kryeministrit shqiptar.

Në kapitullin për Ramën, përmendet sporti, piktura dhe politika. Rama e ka krahasuar shpesh politiken me një ndeshje basketbolli.
“Shpeshherë duhet të punosh me njerëz që nuk të pëlqen  t’i ftosh në shtëpi apo të shkosh me ta në një ndeshje bashketbolli.

Por është pjesë e artit të udhëheqjes që të heqësh dorë nga mospajtueshmëria personale dhe të mobilizosh për hir të suksessit edhe njerëzit që do të parapëlqeje mos t’i shihje”. Në librin e Alastair Campbell, Rama ka treguar momentet e tij të para në Kuvend.

“Për mua ishte si të hyja në fushën e basketbollit. E ndien menjëherë, edhe fizikisht madje, se në cilën anë janë kundërshtarët e tu. Ndien skuadrën, e njëkohësisht edhe rëndësinë e përpjekjes së bashku për funksionimin e saj. Ndien nevojën për t’u bashkuar me shkoët e skuadrës, për ta bërë anën tënde të ndihet e të shfaqet me vetëbesim dhe në rastin tim si udhëheqës, për ta drejtuar atë përgjatë debateve. Shpeshherë duhet të punosh me njerëz që nuk të pëlqen  t’i ftosh në shtëpi apo të shkosh me ta në një ndeshje bashketbolli. Por është pjesë e artit të udhëheqjes që të heqësh dorë nga mospajtueshmëria personale dhe të mobilizosh për hir të suksessit edhe njerëzit që do të parapëlqeje mos t’i shihje”, rrëfen Kryeministri Rama në librin e Campbell./Lapsi

Leave a Reply

Your email address will not be published.