Në rrjet po qarkullon lajmi se kryeministri Edi Rama do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Edi Rama do te pushoje pak dite ne Majemi te Shteteve te Bashkuara se bashku me familjen e tij.
Ose të paktën kështu pretendon portali Opinion.al, që thotë se i referohet disa “burimeve të sigurta”.
“Nuk dihet nese do te jete edhe djali i vogel Zaho dhe femijet e tjere te familjes, por dihet qe ai do te shoqerohet nga bashkeshortja. Po ashtu nuk behet e ditur se kush eshte pritesi i Kryeministrit, megjithese cifti Rama do te jete edhe ne shoqerine e njerezve te tjere” – shkruan Opinion.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kastriot islamit, që e ka lëshuar kritika të rënda: “Nderkohe qe veriu po bllokohet, dritat po nderpriten shpesh, gjendja ekonomike po perkeqsohet, vrasjet dhe aksidentet jane me te lartat ne Europe, e tjere, Rama ve ne levizje propaganden bajate duke rreshqitur “fotot e vegjelise” dhe lajmin e “pushimeve me familjen” ne SHBA dhe disa dite ne nje nga plazhet e shtrenjte te botes. Nuk ka asnje dyshim se me stilin e hileqarit dhe tinezisht eshte pikerisht ai qe ideon kete lloj propagande bajate dhe provokative, duke mos kuptuar se po i irriton ne ekstrem qytetaret e varfer, te papune, te pashprese…”.