Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mes profilit zyrtar të tij në Facebook i ka dëshiruar sukses kombëtares në ndeshjen kundër Armenisë.
Ai ka sqaruar se për shkak të reshjeve të shiut është bërë i pamundur organizimi që ndeshja të shikohet në Parkun e Kryeministrisë.
Ndërsa ka thënë që ky shi qoftë bereqet për Kuqezinjtë, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Ramës:
“Per shkak te shiut te rrembyeshem i pamundur organizimi i sotem ne Parkun e Kryeministrise:-( Qofte bereqet per Kuqezinjte:-)#ForcaShqiperia”