Lajmet e fundit

Rama takon Erdoganin, flasin për terrorizmin, drogën e ujin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot në Stamboll presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Vet Rama ka treguar se në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Presidenti Erdogan çmoi lart punën e Policisë së Shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, suksesin e veçantë të Shqipërisë në reformën e energjisë, betejën për formalizimin e ekonomisë, si edhe në tërësi kurajën e qeverisë shqiptare për reformat e mëdha që e kanë futur Shqipërinë në rrugën e ndërtimit të një shteti serioz”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se edhe tema e zhvillimit të sektorit të ujit zuri një vend të veçantë, transmeton Koha.net.

“Presidenti Erdogan siguroi mbështetje të posaçme për Shqipërinë me programe konkrete investimesh, qoftë për ujin e pijshëm dhe qoftë për ujitjen e kullimin në zonat bujqësore. Po ashtu u përcaktuan një sërë veprimesh konkrete për të fuqizuar infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore përmes partneriteteve publike private”, ka thënë Rama.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.