Lajmet e fundit
Ramadan Avdiu dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit

Ramadan Avdiu dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit

Ministria e Financave (MF), ka njoftuar se Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka dhënë tw hënën dorëheqje nga funksioni i tij si zëvendësministër dhe nga të gjitha obligimeve që lidhen me këtë funksion.

“z. Avdiu ka ofruar dorëheqjen e tij për shkak se shumë shpejtë pritet të fillojë punën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë – Konfederata e Zvicrës, pas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës nr. DED-016-2013 të datës 10 shtator, 2013 , ku z. Avdiu është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë – Konfederata e Zvicrës”, ka njoftuar kjo ministri në komunikatën për media.

Ramadan Avdiu e ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga 27 maj 2011 e deri më sot, dhe gjithashtu nga janari e deri në qershor të këtij viti ka ushtruar me sukses edhe detyrën e Ministrit të Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.