Minutazhën e gallatës të cilën na servoj emisioni i Jeta Xharrës në Kuvendin e Vushtrrisë më argëtoj pa masë. Komedi më mbreslënese gjatë tërë jetës sime nuk kam parë, sa që Holliwudin fillova ta mendoj largë kualitetit dhe cilësisë së zhanrit të komedis.
Të gjithë ishin të veshur me sqimë, shkëlqenin nga makijazhi dhe karakteret e frizurave i kishin tepër artistike. Mbi supet e ndërgjegjjes të çdo asambleisti pash mijra qytetar dhe fshatarë që ishin më kërkus, që bërtitnin me zërin e vuajtjes, që shprehnin hallet, që shpalosnin plagët dhe që buçisnin përmes zërave kritik, por në fytyrat e qeta të shumicës së asambleistëve nofullat e rënda ua kishte pllakosur përtacia.
Kur u ngrit perdja e shfaqjes nuk e kisha iden se ajo i takon gjinis groteske.
Kryetari si kryepersonazh i kësaj komedie në mënyrë madhështore e justifikoj rolin e një aktori të përsosur. Në veçanti më pelqeu skeçi i tij me ujin aty kam qeshur me lotë. Për gjatë tri mandateve në mënyrë gjeniale ka ditur t’i bind banorët, për ujin e bollshëm që do të ken pas çdo një viti e në veçanti në muajin janar, jo vetëm për të pirë, e për t’u pastruar, por edhe për të sajuar liqene po deshën ata, por, pas nëntë viteve me fines u tha: nuk është në kompetencën time! A ka qenie njerëzore që mund të përmbahet së qeshuri në këtë rast?! Oh, ky quhet kulmi i aktrimit profesional. Sikur të ishte në vendet e tjera do t’ja mbushnin gjoksin me dekorata, por fatkeqësisht ka qëlluar në vendin ku nuk ia din vlerën aktrimit. Po këta banorët e marrë që ia sollën në maje të hundës ujin, a nuk janë të vetëdishëm se këta kanë hapur pellgje edhe nëpër rrugët e shtruara me asfalt vetëm që t’ja shuajn etjen. Kështu është kur qytetarët i ke mosmirënjohës dhe të pacipë. Të lumtë kryetarë, kështu e meritojn këta bukëshkalët, që na turpëruan qytetin para botës përmes ankesave.
Pastaj justifikimi i farsës tri dimensionale të drejtoreshës së bujqësisë i tejkaloj suazat e sukseseve të aktorëve të komedisë. I kishte marrë bletët nga ata që e gatuajn urrejtjen shqiptare dhe ua bëri dhurat fshatarëve të Vushtrrisë, ku këtë rast e filmoj dhe e fotografoj. Por, gëzimi i fshatarëve të mjerë nga ky përfitim ishte afatshkurtër, madje më pas ju konvertua në tmerr dhe shqetësim, sepse, bletët u identifikuan me sëmundje të rënda. A mund t’i imagjinoni në çfarë gjendje psikologjike kanë qenë personat që u pickuan nga bletët?!
Mundem ta kem parasysh përgjigjjen e drejtoreshës: ja për kësi rastesh i kemi ndërtuar spitalet, nuk keni pse shqetësoheni, mjekët i kemi të specializuar. Ndërsa për ata që ndjehen të zhgënjyer kam lajme të mira, së shpejti do të jeni përfitues të bagëtive dhe mjedrave. E bletët na marrshin të ligat, këtu qenka shkruar të vin, për ta dhën shpirtin e tyre. U prefshin në paqe!
Fshatarët ka mundur t’i prek aq shumë sa që urrejtjen t’ia shndërron në keqardhje. Fshatarët u dehën nga gëzimi kur firmosën për marrjen e lopëve, por ata pësuan zhgënjim të thellë brenda një kohe të shkurtër kur e kuptuan se edhe ato qenka me sëmundje. Po ashtu i njëti fat me mjedrat, ato u konstatuan me kancer pasi i kishin mbjell me mund dhe u detyruan t’i çrrënjosin nga arat. Justifikimi i drejtoreshës së bujqësisë në Kuvend ishte sensacional: ne ju besojm letrave. Me këtë batut i sfidoj edhe humoristat e njohur Stupcat.
Nuk mbaj mend të kem qeshur më shumë. Mbas kësaj do të ishte mirë të ngrihet një statuj e kalit të Trojës në qendër të Vushtrrisë. Sikur të ishte në një vend tjetër drejtoresha e bujqësisë, si shenjë shpërblimi do ta çonin në donjë vend luksozë për pushime, largë zhurmave dhe larg diellit atje ku muret e dhomës do t’i kishte me ngrila, për hirë të sigurisë.
Pytjes të një asambleisti, se a kanë mundur t’i infektojn bletët e sëmura të Maqedonis, bletët e fshatarëve të Vushtrrisë? Kryetari me një eleganc të admirushme u përgjigjë dhe e përfundoj me një nënqeshje nënçmuse: ato kanë qëndruar vetëm për dy javë dhe s’kanë pasur si t’i helmojnë!
Ec e mos u shqyej gazit nga sensi i humorit të kryetarit. Për dy javë mund të bëhet hataja dhe t’i helmojn gjithë banorët e Kosovës, e lëre më bletët e një fshati.
Shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së, vërtet kishte një talent të rrallë për humor. Ai ishte pronari i kompanisë që dyshohej për marrjen e tenderit, për furnizim me bukë të çerdheve dhe përgjegjësin u mundonte t’ia hidhte menaxherit të tij, sa që menaxherin e veshi me kompetenca më të mëdhaja karshi pronarit. Vërtet më bëri të qeshi aq shumë sa që mezi e mora vetën,
Pastaj kur ju shtrua pyetja asambleistit të AAK-së, pse të ikën pesë nga partia, ai filloj të tregonte se si ata u mashturan mbas karamelave, deri sa ish asambleistja e asaj partie e nderpreu duke thën se ka njerëz në AAK që i shërbejn PDK-së. E ku mos me plas e qeshura në këtë rast.
Për, hamamin në Vushtrri kishin tërhequr aq shumë donator sa që kishin nxitur konflikt në mes tyre. Ja vlen ta paraqesin si rast emergjent dhe të investojn shuma të mëdha për restaurimin e tij, sepse, ai e ka një peshë specifike gati-gati hynore: i çvesh njerëzit nga mëkatet e bëra. Për funksionalizimin e institucion të mesjetës që i pastron shpirta njerëzor nga njollat e errëta më shumë se asnjëherë tjetër ndjehet nevoja sot. Thuhet se kush punon gabon, dhe puntorët më të mëdhenjë në Komunën tonë i kemi nga partia qeverisëse, e cila ka nevoj për një dush të fortë nën kupolën e hamamit, e po ashtu kanë nevoj edhe asambleistët që mëkatojn duke heshtur.
Kryetari e përmbylli shfaqjen me këtë sygjerim për opozitën: të jeni edhe herave tjera kështu sikur ishit sot kritik. Dymbëdhjet asambleistat e tij shpërthyen në gaz dhe rrahën duartrokitje të forta, sa që ma lanë përshtypjen se ata janë të instaluar aty enkas për tifozllëk.
Banorët e Vushtrrisë vërtet e kanë merituar një shfaqje të tillë spektakulare në këtë fundvit, sepse, i bëri të qeshin ato fytyra të vuajtura të tyre pas një viti me shumë halle. Ka pasur edhe tema të tjera që do të shkaktonin të qeshura të shumta, por minutazha e emisionit kaq na mundësoj të zbavitemi. Ju kisha lutur atyre që e pasqyrojn veprimtarin e Komunës, përmes inçizimeve dhe fotografive të na mundësojn edhe përgjatë viti të shohim akte të tilla me elemente humoristike.
Perdja ra ngadal dhe trishtushëm!