Terrorizmi global vazhdon me mbet nji rrezik i madh,- tha i ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll, eksperti i sigurise, Burim Ramadani.
“Fakti qe vendet e ndryshme nuk jane ende te sigurta, rritet ekstremi i anës së djathtë”, tha Ramadani, tue shtue se edhe ne Ballkan ka estrem te djathte, por qe nuk asht ne rritje.
Ramadani vleresoi se te shqiptaret ka pase rritje te ekstremit, por nuk ka qene ndonji levizje ekstreme.
“Kjo ka qene hendikep, asht mire qe s’e kemi ba”, tha ai.
E tue i kujtue protestat e opozites, e vecanerisht ate te se Shtunes, Ramadani tha se u pa qe ka mundesi te rritjes se tensioneve ne vend.
“Infiltrimi i faktorit te trete mundet me destabilizue vendin”, shtoi ai.
E tue i permend tri pika si faktori i trete, qe mundet me ndikue ne tensionimin e situates ne Kosove, Ramadani tha se pika e trete asht ajo qe mundet me i konvenue Serbise nese tensionohet situata ne Kosove.
Ai madje tha se mundet me ndodh ndonji skandal mes shqiptarve, i ‘sponzorizuem” nga Serbia.
Kapacitetet e institucioneve ne Kosove nuk jane aq te medhaja sa me i perfshi krejt çashtjet e sigurise,-tha Ramadani tue shtue se policia e Kosoves ma shume asht koncentrue ne politike, se cka ka me ba opozita e kur asht protesta e radhes.
“Na jemi mesu me nderhymjet e faktorit nderkombetar, por faktori nderkombetar ka nderhy kur na e kemi ba lloq”, vleresoi Ramadani.
“Nuk duhet policia me humb besimin e popullates per arsye banale”, bani thirrje Ramadani, tue shtue se puna e policise ne protesten e se Shtunes ishte profesionale.