Lajmet e fundit

Ramadani: Kosova, njëjtë e rrezikuar nga terrorizmi si çdo vend tjetër

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se Kosova është njëjtë e rrezikuar sa vendet tjera të botës nga terrorizmi.
Ai ka thënë se e kupton qasjen e dikujt që thotë se Kosova nuk paraqet ndonjë peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare si shtet, e që kjo sipas tij, mund të ndikoj që Kosova të ketë një lloj përparësie për tu mos sulmuar.

“Por, të mos harrojnë se Kosova dhe vendet e rajonit kryesisht janë vende të brishta, që kanë një nivel të ulët të sigurisë. Këto fakte në anën tjetër, Kosovën e bëjnë cak lehtë të sulmueshëm. Nuk ka arsye për panik, por se ka arsye të fuqishme që institucionet e Kosovës të jenë më aktive se sa që ishim deri më tash. Qasja ime ndërlidhet më shumë me ndërtimin se sa institucionet veç e veç. Këshilli i Lartë i Sigurisë është dashur, të mblidhet dhe të diskutohet për masat që duhet ndërmarrë. Kosova nuk ka një qendër fuzionuese, ku më një objekt mund të jenë të gjitha institucionet, ku mund të shkëmbejnë informacione në mes veti në kohe reale”, ka shtuar Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.