Lajmet e fundit

Ramën e lënë nervat, sulmon publikisht biznesin amerikan

Mungesa e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë i ka krijuar mundësi kryeministrit, që si një hienë politike të sulmojë këtë forum, si përgjegjës, pse po kritikon masat ndëshkuese të qehajallarëve tatimorë të qeverisë. Kërcënimi “S’pyesim për Amerikën” është faza finale që kalon zakonisht çdo delirant, para se të përballet me ndëshkimin popullor

 

Edvin Rama në kulmin e nervozizmit e ka humbur arsyen dhe ka shpërthyer ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë. I zënë ngushtë, ndërsa situata po i del jashtë kontrollit, ai nuk mundet të kontrollojë më veten, duke nisur sulmin ndaj kujtdo që i del kundër. Ndërsa vendi po njeh momentet më dramatike të kaluara ndonjëherë, me një ekonomi në rënie, me taksa të larta dhe sërish buxhet të dobësuar, me abuzime masive tenderash, me ministra të akuzuar për afera korruptive, me një qeveri që po i del fundi, ai reagon në këtë mënyrë duke mos kursyer askënd. Me një retorikë dhe qëndrim komunist, ai vijon të zbatojë amanetin e etërve për të denoncuar imperializmin amerikan dhe evropian që fut hundët në krimet e tij. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit kombëtar Ekonomik, Rama ka zgjedhur, i nxitur edhe nga injorimi dhe mospjesëmarrja e përfaqësuesve të kësaj dhome në këtë takim, t’i kërkojë përfaqësuesit të saj në Shqipëri, që para se të flasë për reformat dhe aksionet e qeverisë, të tregojë se si veprohet në SHBA, me raste të tilla.“Nuk po e shoh përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Do desha ta kisha përballë dhe t’i thosha se para se të flasë e të flasë për reformat dhe Edi Rama tashmë është i ndërkombëtarizuar si kumbari i krimit në Shqipëri, e duke parë se i është çjerrë publikisht dhe botërisht maska, është hedhur në sulm ndaj ndërkombëtarëve, aksionet tona, kundër informalitetit dhe evazionit, të na tregojë se si veprohet në SHBA, me raste të ngjashme”, u shpreh jo pa zemërim Edi Rama. Duke sulmuar ndërkombëtarët, Edvini provon sesa të “shenjta” janë për të lidhjet me krimin dhe sesa ngushtë ndodhet. Ai është i ndërkallur me krimin në një masë të atillë saqë duket sikur krimi do të ndahet nga ai e jo ai nga krimi.

Më herët, përmes një deklarate për mediat, bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë reaguar ndaj masave penalizuese që parashikon ligji i ri kur thonë se gjobat dhe penalitetet janë disproporcion me nivelin e biznesit. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ligji për Procedurat Tatimore, i miratuar pak ditë më parë në Parlament, rrezikon të falimentojë biznesin.“Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit”, vlerëson Dhoma. Më tej ajo thotë gjithashtu se ligji nuk parashikon masa drastike për punonjësit tatimorë të cilëve u është lënë liri dhe autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit. Sipas Dhomës, ky plan masash në vend që të nxisë formalizimin e ekonomisë do të kthehet në “shkop ndëshkues” për biznesin duke ndërprerë aktivitetin tregtar për bizneset që kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.