Lajmet e fundit

Ramiqi: SHBA-ja nuk është rikthyer në Ballkan, ISIS-i është shfaqur pas pushtimit të Irakut

Sonte në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, kryetemë e diskutimit është siguria në Ballkan, bashkëpunimi rajonal dhe lufta ndaj terrorizmit.

Kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA) Fuad Ramiqi ka thënë se  në Ballkan janë ndarë sferat e interesit të faktorëve global dhe se SHBA-ja nuk ëshë e interesuar për Kosovën.

” Besoj se nuk ka rikthim të Amerikës këtu dhe nuk do të ketë sepse janë ndarë sferat e interesave në nivel global. Një pjesë e Ballkanit i është dhënë nën përkujdesje Rusisë, sidomos në shtetet sllavo-ortodokse. SHBA-së i interesojnë Shqipëria dhe Kroacia dhe në njëfarë mënyre edhe Mali i Zi. “

Më tutje Ramiqi ka shtuar se klasa politike në Kosovë duhet ta ndaj  kombin shqiptar nga ndikimi sllavo-ordotoks dhe ka dhënë simptomat e transformimit të ISIS nga një lëvizje për liri në një organizatë terroriste.

“Prezantimi i Kosovës ishte i fuqishëm në samit. Besoj se Kosova do të ketë problem të shkëputet nga miqësia me sllavo-ortodoksët dhe me ndikimin rus. Shpresoj që klasa politike në Kosovë krejt kombin shqiptar do ta shkëpusin nga ndikimi sllavo-ortodoks. Në një vend ku mbrohet një vend, një popull ISIS-i nuk është organizatë terroriste që ka lindur pa bazament. Ajo ka filluar pas pushimit të Irakut nga Amerika, duke u kthyer në lëvizje që do liri për popullin irakian. Më pas ndodhën zhvillimet në Siri dhe jorastësisht kursi i Perëndimit ndryshoi. ISIS-i konsiderohet organizatë terroriste, por nëse e sheh territorin dhe organizmin, mund të shihet që e ka bazamentin e fortë,” ka thënë Ramiqi, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.