Lajmet e fundit

Ramiz Kelmendit i falet shumë ‘Rekorde’ e borxhit

Në listën e mbi 32 mijë bizneseve që kanë pasur borxhe të papaguara në Administratën Tatimore të Kosovës deri në vitin 2008 figuron edhe kompania ELKOS.Sh.P.K. pronë e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Kompanisë së Kelmendit sipas listës së publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës i janë falur 0.14 Eurocent që i kanë figuruar në listën e borxheve.

Por njëri ndër biznesmenët më të mëdhenj në vend nuk pajtohet me këtë.

Kelmendi në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se kjo nuk ka kuptim, pasiqë kompania e tij është ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Ai e ka thënë se kjo mund të jetë ndonjë gabim, pasiqë biznesi i tij kontribuon me 2.5 % në buxhetin total të shtetit.

 

“Ne kemi pagesa milionëshe dhe ajo mundet me qenë ndonjë gabim, pasiqë ne çdo muaj paguajmë obligimet me rregull. Së pari nuk është në rregull të figurojë emri ynë në atë listë, kur ne së paku çdo muaj paguajmë nga 300-400 mijë euro obligime, mbi një milion euro çdo vit paguajmë tatim në fitim”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur këtë informatë, ndërsa ka paralajmëruar se zyrtarët e financave të kompanisë së tij “tani do të merren me këtë çështje” duke kërkuar sqarime nga ATK-ja se pse biznesi i tij figuron në listën e bizneseve që u janë falur borxhet nga ATK-ja.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për faljen e borxheve publike për të gjitha bizneset dhe personat fizik nga viti 2000 deri në fund të vitit 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published.