Lajmet e fundit
Ramize Bajraktari, emërohet u.d drejtoresh e BKUK-së

Ramize Bajraktari, emërohet u.d drejtoresh e BKUK-së

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u emërua Ramize Bajraktari.

Drejtoresha e re e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka mbaruar studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master i ka mbaruar për udhëheqje, në Fakultetin e Edukimit. Ka qenë drejtoreshë në Shkollën Fillore “Faik Konica” nga vitet 2002 – 2009, ndërsa po nga ky vit ka qenë udhëheqëse e Departamentit të Arsimimit Bibliotekar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.