Lajmet e fundit

Ramos shtyn operimin, luan në “El Clasico”

Një lojtar si ai nuk mund ta humbasë për asnjë arsye El Clasicon. Sergio Ramos pavarësisht dëmtimit që pësoi në shpatull në sfidën e fundit të La Ligas ndaj Sevillas do të jetë në duelin e 21 Nëntorit përballë Barcelonës.

Në fakt kapiteni i Realit duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të lënë pas problemin në shpatull, por Ramos do të ndërrmarrë një hap të tillë vetëm pas sfidës së “Santiago Bernabeut”.

Analizat mjekësore të cilave iu nënshtrua qëndërmbrojtësi spanjoll përcaktuan se 29-vjecari ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

Gjithsesi Sergio Ramos do të shtrëngojë dhëmbët dhe do të jetë në “El Clasico” sepse për të rikuperuar disavantazhin prej 3 pikësh ndaj Barcelonës në klasifikim, Los Blancos kanë nevojë për kapitenin e tyre.

Për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën ndaj Barcës, Ramos ka evituar grumbullimin me kombëtaren spanjolle për 2 ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Në ndeshjen ndaj Sevillas, Ramos për të realizuar një supergol që i dha avantazhin provizor Realit u detyrua të dëmtohej në shpatull, një dëmtim i përsëritur ky për spanjollin, sepse në të njëjtin vend 29-vjecari ishte lënduar më herët edhe në sfidën e Championsit ndaj Shaktharit.

Për shkak të atij problemi, Sergio Ramos humbi plot 6 ndeshje të skuadrës.

Për të fituar në “El Clasico”, madrilenët dëshirojnë të kenë me cdo kusht në fushë mbrojtësin por vështirë se Ramos do të jetë në gjëndjen e tij optimale duke patur parasysh faktin që ndien jo pak dhimbje, edhe pse injeksionet e stafit mjekësor të Realit në shpatullën e tij të dëmtuar mund të bëjnë punën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.