Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj flet për atë se më kë mund të hyjë AAK në koalicion!

Ramush Haradinaj ka thënë se AAK nuk hyn në qeverisje më askënd pa u anuluar marrëveshjet dhe pa proces zgjedhor. Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhje partitë opozitare të hyjnë si opozitë e bashkuar. “Nuk shohim Aleancën pjesëmarrëse në qeverisje, nën një në asnjë variant pa anulimin e marrëveshjen dhe nën dy pa ndodhë një proces zgjedhor pa e pa se çka mendon qytetari për secilin”, ka thënë Haradinaj për Tribuna Channel. Ai ka thënë se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverë. “Është e mundshme, është opsionale. Kemi dallime në politika të caktume por mund të ishim në koalicion të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.