Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka ironizuar aksionin e opozitës, duke thënë se Kryeministri Isa Mustafa ka hedhur gazin lotsjellës në seancën e paralajmëruar për sot.
Deputeti Haradinaj edhe një herë ka përsëritur kërkesat e opozitës, që të tërhiqen nënshkrimet në dy marrëveshjet e fundit, për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin.