Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Click” në RTV 21 ka komentuar edhe statusin e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa e cila akuzoi ish- komandantin e UCK-së për rastin e Radoniqit. “Kjo deklaratë ishte sikurse e Stanishiqit”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, pikërisht për akuza të tilla, ai është përballë disa vite me drejtësinë ndërkombëtare.
Haradinaj ka folur edhe për mosbindjen e tij ndaj sigurimit të Kuvendit.
“Ata nuk na lejuan që të fusim dokumentet e punës brenda. I pyeta se kush e ka bërë këtë, ata më thanë se është më urdhër të qeverisë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se është ndër deputetët që i respekton më së shumti policët.
“Ju mund të shkoni në Kuvend t’i pyetni të gjithë, dhe ju flasin se çfarë sjelljesh kam. Mirëpo, ata na penguan që letrat e punës ti fusim në Kuvend”, tha ai.